Basha i përgjigjet Ramës: E paske hap prapë thesin në Athinë! Kujdes shoqet se kanë fillu me të bo hallvën...

Politikë

Basha i përgjigjet Ramës: E paske hap prapë thesin në

Demokrati Lulzim Basha ka reaguar sërish në rrjetet sociale, duke vijuar replikat në distancë me kryeministrin Edi Rama. 

Basha i ka kthyer përgjigje Ramës, i cili sot gjatë takimit me emigrantët shqiptarë në Athinë se askush tjetër përveç PS nuk e donte Reformën në Drejtësi.

“O Rame e paske hap prapë thesin në Athinë. E dinte i madh e i vogël kushe donte reformën në drejtësi e kush jo. E nise në vitin 2013-të projektin 313.

Kush t’i futi në listë mo Rame trafikanët, kriminelët, përdhunuesit, unë t’i futa, apo i fute vetë.

Leni përrallat Rame se si ha mo njeri, po kallzo ku të metën shokët dhe kujdes shoqet se kanë fillu me të bo hallvën. 7 X7 bëjnë 313 Rame”, shprehet Basha.

ME TE LEXUARAT