Xhelal Mziu me nipin grushtojnë qytetarin pas takimit të PD-së, SPAK heton për "krim zgjedhor"

Aktualitet

Xhelal Mziu me nipin grushtojnë qytetarin pas takimit të PD-së,

Një incident ka ndodhur në mbyllje të takimit elektoral të Partisë Demokratike në Ostren, ku raportohet se drejtuesi politik i PD ne Dibër Xhelal Mziu, dhe nipi i tij, kanë dhunuar një 33-vjeçar.

SPAK ka nisur hetimet për ngjarjen e ndodhur më 24 prill 2025, në fshatin Ostren të Bulqizës, pas një takimi elektoral të zhvilluar nga subjekti politik “Partia Demokratike”, dy persona, Xhelal Mziu, 58 vjeç dhe E. M., 36 vjeç, xhaxha dhe nip, dyshohet se kanë ushtruar dhunë ndaj një shtetasi, Kalosh Murra., 33 vjeç, banues në Shupenzë, punonjes të njësisë administrative Ostren në Bulqizë.

Xhelal Mziu me nipin grushtojnë qytetarin pas takimit të PD-së,

Incidenti ka ndodhur rreth orës 13:00 të ditës së premte, kur dy të dyshuarit kanë goditur me grushte të riun Kalosh Murra. në ambientet e jashtme të njësisë administrative Ostren.

Pas raportimit të ngjarjes, specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Bulqizë kanë referuar materialet në SPAK.

Ndaj dy personave është ngritur akuza për veprën penale “Kanosja apo dhunimi ndaj pjesëmarrësve në zgjedhje”, duke u hetuar për dhunën e ushtruar pas një takimi politik. Pas kalimit të çështjes në SPAK, pritet të merren masa ligjore ndaj xhaxhait e nipit, ndërkohë që hetimet vazhdojnë për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

Njoftimi i policisë:

Bulqizë/Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Bulqizë referuan materialet në SPAK, për veprën penale “Kanosja apo dhunimi ndaj pjesëmarrësve në zgjedhje”, për shtetasit Xh. M., 58 vjeç dhe E. M., 36 vjeç, xhaxha e nip, të dy banues në Tiranë, sepse rreth orës 13:00 të datës 24.04.2025, pas një takimi elektoral të zhvilluar nga subjekti politik “Partia Demokratike”, në fshatin Ostren, dyshohet se kanë goditur me grushte, shtetasin K. M., 33 vjeç, banues në Shupenzë, në ambientet e jashtme të njësisë administrative Ostren.

ME TE LEXUARAT