"Në Itali i lanë zarfat nëpër shkallë", nuk ndalen denoncimet për votën e diasporës

Politikë

"Në Itali i lanë zarfat nëpër shkallë", nuk

Nuk ndalen denoncimet per voten e diaspores.

Pak dite pasi emigrante te ndryshem ne Greqi dhe Itali kane denoncuar publikisht parregullsite ne mberritjen e zarfave, si ngaterrimi i dates dhe ores, apo lenia e tyre ne adresen e gabuar dhe tek komshiu, nje tjeter denoncim vjen nga nje emigrant ne Itali.

Ai na shkruan se zarfat nuk jane dorezuar sic duhet.

Sipas tij, postieret e kontraktuar nga KQZ ne Shqiperi, i kane lene zarfat me fletet e votimit dhe materialet e tjera neper shkalle dhe jane larguar.

"Në Itali i lanë zarfat nëpër shkallë", nuk

Nje forme e tille duket jashte cdo kriteri e standardi nese marrim parasysh rregullin qe marresi i zarfit duhet te firmose personalisht ne momentin qe dorezohen materialet.

Ne daljen e djeshme para medias, kreu i KQZ Ilirian Celibashi eshte perballur me nje seri pyetjesh ne lidhje me denoncimet per parregullsi lidhur me voten e emigranteve. 

Ai pranoi nje numer te kufizuar parregullsish ne Greqi dhe Itali por e relativizoi ceshtjen duke thene se totali i ketyre rasteve nuk eshte me shume se 100 nderkohe qe raste te tjera po denoncohen cdo dite.

KQZ ka marre nje fond rreth 10 milione euro per zbatimin e votes se diaspores dhe me pas ka kontraktuar kompanine DHL per dergimin dhe kthimin e zarfave por parregullsi te shumta jane raportuar ditet e fundit ne lidhje me kete proces. /lajmifundit.al    

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion