Theu protokollin për t’i thënë lamtumirë Papa Françeskut, kush është murgesha

Bota

Theu protokollin për t’i thënë lamtumirë Papa

Një murgeshë 81-vjeçare, shoqe e ngushtë e Papa Françeskut për më shumë se katër dekada, emocionoi publikun me praninë e saj në Bazilikën e Shën Pjetrit, kur u lejua të anashkalonte protokollin dhe t’i afrohej arkivolit të Papës.

Murgesha franceze, Genevieve Zaningros, mbërriti në vendin e ceremonisë për t’u lutur, e shoqëruar nga një zyrtar i Vatikanit.

Një miqësi që filloi në Buenos Aires

Sipas Daily Mail, miqësia e saj me Papa Françeskun filloi kur ai ishte ende kryepeshkop i Buenos Aires, me emrin Jorge Mario Bergoglio.

Përkushtimi i tyre i përbashkët ndaj të përjashtuarve nga shoqëria i bashkoi ata. Murgesha i kushtoi më shumë se 56 vjet mbështetjes së grave të margjinalizuara, kryesisht transgjinore, në Ostia, Romë.

Momenti prekës ai qëndroi pranë arkivolit

Në videon e postuar, murgesha duket se po i afrohet zonës së ndaluar përpara arkivolit, e shoqëruar nga një zyrtar i Vatikanit. Pavarësisht anashkalimit të protokollit të rreptë, pasi vetëm kardinalët, peshkopët dhe priftërinjtë lejohen të afrohen në këtë zonë të veçantë, askush nuk ndërhyri.

Përkundrazi, ajo u lejua t’i thotë lamtumirë me qetësi. E veshur me një shami blu, murgesha, të cilën Papa e quajti “L’enfant terrible” (fëmija i tmerrshëm), qëndroi në heshtje pranë arkivolit dhe shpërtheu në lot, duke mbetur pa lëvizur për një moment.

Papa Françesku e kishte njohur punën e saj humanitare

Në korrik, Papa e kishte vizituar personalisht murgeshën në Ostia, për të nderuar publikisht punën e saj humanitare. Takimi u zhvillua në një qendër ekspozite, ku Papa shprehu respektin e tij për gruan që i kushtoi jetën e saj mbrojtjes së të dobëtëve./vizionplus

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion