Vr*sja e 36-vjeçarit, familja hap dyert e mortit në Levan të Fierit

Aktualitet

Vr*sja e 36-vjeçarit, familja hap dyert e mortit në Levan të

Dalan Alliaj, 36-vjeçari që mbeti viktimë e një sulmi me armë zjarri në fshatin Gjorm të Selenicës, do të përcillet për në banesën e fundit në orën 13:00.

Bëhet me dije se familja Alliaj ka hapur dyert e mortit në Levan të Fierit, ku edhe banonte viktima.

Të shokuar dhe me lot në sy banorë të Levanit pohojnë se Dalan Alliaj, baba i dy femijëve dhe pronar i një servisi automjetesh njihej si një njeri model, punëtor e korrekt.

“Fisi më punëtor në rruzull”, thotë një prej banorëve me lot në sy. Çdo gjë e kanë me djersë, ndërsa thekson se autorin nuk e njeh pasi banonte në Gjorm.

Autori Bertil Alliaj, kushëriri 32-vjeçar i viktimës dyshohet se e ka qëlluar për vdekje Dalanin me armë, pas një konflikti për motive të dobëta, ndërsa gjatë marrjes në pyetje i arrestuari ka deklaruar se e ka kryer vrasjen “për një arsye të fortë” të cilën ka refuzuar ta zbulojë në këtë fazë të hetimit. 

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion