Vrau policin në sy të nënës, flet Azgan Mërnica: E qëllova i pari...s`jam penduar, në arrati, dy ditë pa bukë!

Zbardhet dëshmia e autorit të krimit Azgan Mërnica. Burime bëjnë me dije 23-vjeçari ka deklaruar se gjithçka ka qenë momentale.
Mërnica ka deklaruar se po lëvizte me makinë dhe pasagjere ka pasur nënën e tij dhe duke kaluar në një rrugë në fshatin Baltëz është ndeshur me makinë në rrugë me policin Nevruz Cenalia.
Sipas 23-vjeçarit në një moment ka kuptuar dhe ka parë që polici ia ka bërë me dorë dhe kam menduar që e ka sharë dhe ofenduar dhe në këtë moment ka dalë jashtë makinës për t’u sqaruar dhe ka parë që polici ka afruar dorën te arma e shërbimit dhe sipas tij e ka qëlluar duke menduar se do ta vriste efektivi i pari pasi sipas tij ka afruar dorën te arma e krimit.

Dëshmia e autorit e krimit është marrë me rezerva nga grupi hetimor dhe do të ripyetet sërish.
“Unë isha duke ikur me makinë nga qyteti në fshat. Kisha marrë makinën e dajës dhe do të çoja edhe nënën te daja. Isha shpejt dhe ndërkohë shkëmbehen me makinë me policin i cili shkonte nga fshati në qytet dhe pothuajse sa nuk u përplasa me të.
Ai më bëri me shenjë ndalo. Kam zbritur nga makina, ka zbritur edhe ai nga makina, aty kemi bërë llafe.
“Ku shkon ti me këtë shpejtësi?” Kur më bëri me dorë polici, mendova se më shau dhe u nxeha. Në momentin që ai u kthye të hipte në makinë, unë nxora pistoletën nga çanta dhe e qëllova në kokë nga pas"
23 vjeçari ka treguar se ka shkuar tek banesa e dajës ku ka lënë makinën dhe është larguar për tu fshehur në pyll.
"Pastaj shkova te daja, lashtë makinën atje. Dhe pastaj kam ecur nëpër fusha në këmbë, nëpër disa kanale.
Kam qëndruar në këto kanale, duke lëvizur nëpër kanale për 48 orë. Mbrëmjen e 15 majit kur ishte kthyer tek banesa e dajës, familjarët kanë nisur negociatat duke i kërkuar të dorëzohej pasi kishin frikë se mos do të ekzekutonte RENEA
Në momentin që e shikoja që s’kisha ku shkoja dhe po më hahej dhe bukë se kishte 2 ditë pa bukë, shkova te shtëpia e dajës, dhe ata kishin njoftuar ndërkohë policinë se kishin hall se do më vriste RENEA, erdhën më mori një polic shefi i krimeve të Fierit dhe vajta në drejtori".
Para policisë 23 vjeçari nuk ka shfaqur pendesë për ekzekutimin me plumb në kokë të efektivit 28 vjeçar.
"Nuk jam bërë pishman për çfarë kam bërë” mësohet të ketë thënë Mërnica.


