Vrau kushëririn e tij në Gjorm të Vlorës, arrestohet Bertil Alliaj i dënuar me 35 vjet burg për masakrën e Çoles (VIDEO)

Aktualitet

Vrau kushëririn e tij në Gjorm të Vlorës, arrestohet Bertil

Policia e Vlorës ka arrestuar autorin e dyshuar të vrasjes së ndodhur mbrëmjen e kaluar (1 nëntor) në fshatin Gjorm, ku humbi jetën 36-vjeçari Dalan Alliaj.


Sipas burimeve zyrtare të Policisë, ngjarja ka ndodhur rreth orës 20:00 të mbrëmjes së djeshme, në rrugën përpara banesës së autorit të dyshuar, pas një konflikti për motive të dobëta.

Gjatë debatit, 32-vjeçari Bertil Alliaj, kushëri i viktimës, dyshohet se e ka qëlluar me armë zjarri, duke i shkaktuar plagë të rënda që i morën jetën në vend.

Menjëherë pas krimit, autori i dyshuar ishte larguar në zonën malore përreth, por forcat e Drejtorisë Vendore të Policisë Vlorë, në bashkëpunim me grupin hetimor të Prokurorisë, zhvilluan kërkime të pandërprera gjatë gjithë natës. Rreth orës 01:05 të mëngjesit, ai u lokalizua dhe u arrestua në flagrancë.

Bertil Alliaj ishte i dënuar më parë në mungesë për Masakrën e Çoles në vitin 2015. Në atë ngjarje, pas një sherri banal në një kazino, mbetën të vrarë tre të rinj: Akil Hasanaj, Ardi Velaj dhe Albi Limaj.

Bertil Alliaj u dënua me 35 vjet burg në mungesë, por autoritetet nuk arritën ta kapin, çka solli në një tjetër tragjedi.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion