Vrau dy persona dhe plagosi dy të tjerë, lihet në burg Ragip Gila

Aktualitet

Vrau dy persona dhe plagosi dy të tjerë, lihet në burg Ragip Gila

Autori i dyshuar Ragip Gila është lënë në burg pasi akuzohet për krimin në Shkodër, me 2 viktima dhe dy të plagosur. Mësohet se Gila gjatë seancës nuk ka dhënë asnjë deklaratë për masën e sigurisë në Gjykatën e Shkallës së Parë në Shkodër.

Si ndodhi ngjarja

Sipas burimeve nga vendngjarja, Ragip Gila mbërriti me motor para lokalit ku po pinin kafe disa persona dhe hapi zjarr me armë automatike. Në vendngjarje mbeti i vdekur në mënyrë të menjëhershme Armando Pali, ndërsa të plagosur mbetën Erogen Vaso dhe një grua e identifikuar si kalimtare e rastësishme.

Pasi kreu atentatin, Gila u largua fillimisht me motor dhe më pas hipi në një automjet tip BMË X5, ngjyrë gri, me të cilin tentoi t’i shpëtonte ndjekjes së policisë. Por në dalje të qytetit, automjeti u aksidentua. Ragip Gila braktisi makinën dhe u përpoq të largohej në këmbë drejt lumit Kir, por u kap nga forcat “Shqiponja” pas një ndjekjeje intensive në terren.

Ragip Gila kishte rënë më parë në prangat e policisë më 6 dhjetor 2023, gjatë operacionit të koduar “Imazhi Fals”. Në atë kohë, në banesën e tij u gjet një arsenal i plotë armësh dhe pajisjesh luftarake, që dyshohej se do të përdoreshin për krime mafioze në Shkodër dhe më gjerë.

ME TE LEXUARAT