Vrau biznesmenin në Vlorë në 2023/ Ulet dënimi për Rei Metën

Aktualitet

Vrau biznesmenin në Vlorë në 2023/ Ulet dënimi për Rei

Gjykata e Apelit në Vlorë ka ulur dënimin për Rei Metën, i cili në gusht të vitit 2023 vrau biznesmenin Armando Meshau.

Apeli dha vendimin që Rei Meta të vuaj dënimin me 2 vite 3 muaj burg, por duke përfituar nga gjykimi i shkurtuar, ai do të vuaj 1 vit e 6 muaj burgim.

Kujtojmë që për djalin e anëtares së KLP Nurihan Seiti prokuroria kishte kërkuar 3 vite e 6 muaj burg, ndërsa gjyqtarja Dorina Stroka dha vendimin për ta dënuar me 3 vite burg, me akuzën për vrasje nga pakujdesia. Por pas apelimit të këtij vendimi, për Rei Metën është dhënë ulja e dënimit.

Çfarë ndodhi gushtin e 2023-it ?

Viktima Armando Meshau dhe autori debatuan në një kancelari në qytetin e Vlorës.

Inxhinieri që merrej me ndërtime në Vlorë, Armando Meshau pas debatit e goditi i pari me grushta Rei Metën, përpara se ky i fundit të kundërpërgjigjej me një seri grushtash ndaj viktimës.

Goditjet rezultuan fatale për Meshaun i cili gjeti vdekjen në vend.

Ngjarja është regjistruar edhe nga kamerat e sigurisë, ndërsa diskutimi mes tyre është dëgjuar edhe nga personat e pranishëm.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion