“Kreditë u shlyen me burime të pajustifikuara”/ SPAK jep konkluzionet për Fatime Kryemadhin, Pirro Xhixhon dhe Ema Çokun

Pas disa seancave të shtyra, Prokuroria e Posaçme jep sot konkluzionet përfundimtare për çështjen e Fatime Kryemadhit, Pirro Xhixhos dhe Ema Çokut, pjesë e ndara nga dosja ndaj ish-presidentit Ilir Meta. Prokuroria e Posaçme ka argumentuar se disa burime financiare të deklaruara nga të pandehurit nuk janë provuar me dokumentacion, mëson gazetarja e Top Channel, Anila Hoxha.
Sipas SPAK, Fatime Kryemadhi nuk justifikon 98 mijë euro, 246 mijë dollarë, 100 mijë euro të deklaruara nga Agi Kons për të shlyer kreditë, po ashtu edhe 310 mijë euro.
“Janë marrë dy kredi për të blerë apartamentet, por kreditë janë shlyer me para cash, me burime të pajustifikuara. Deklaratat noteriale janë përpiluar pas pyetjes së Fatime Kryemadhit nga organi i akuzës. Po ashtu, personat e pyetur në lidhje me huatë me para cash Fatime Kryemadhit nuk ka asnjë gjurmë të deklarimit të shumave monetare në pikën e kalimit kufitar nga këta persona.”- thuhet në dosje./ Top Channel


