Vrasja e biznesmenit italian në Tepelenë, Berisha: Autori, nip i Gramoz Ruçit dhe mik i Tërmet Peçit

Aktualitet

Vrasja e biznesmenit italian në Tepelenë, Berisha: Autori, nip i

Ish-kryeministri Sali Berisha ka denoncuar ditën e sotme vrasësin e biznesmenit Italian, Edoardo Sarchi, i cili sipas tij jetonte në Shqipëri prej 20 vitesh.

Në mesazhin e publikuar nga kreu i demokratëve, theksohet se vrasësi është Gazmend Braçe, nipi i Gramoz Ruçit, dhe mik i Termet Peçit. Kreu i PD ka publikuar dhe një video të një mitingu elektoral, në të cilin evidenton Gazment Braçen, nipin e ish-kryeparlamentarit Gramoz Ruçi.

“Rendi në duart e kriminelëve të pushtetit. Vritet biznesmeni italian Edoardo Sarchi që jetonte prej 20 vitesh në Shqipëri. Vrasësi është Gazmend Braçe, nipi i Gramoz Ruçit dhe miku i Tërmet Peçit.


Shpreh ngushellimet e mia më të ndjera familjes Sarchi dhe dënoj me forcën më të madhe këtë akt të shëmtuar kriminal të vrasësve të lidhur me pushtetin, që përbën njëherazi një goditje të rëndë per biznesin e huaj në Shqipëri.

ME TE LEXUARAT