Vrau babanë në banesë dhe u arratis, arrestohet 25-vjeçari në Durrës

Aktualitet

Vrau babanë në banesë dhe u arratis, arrestohet 25-vjeçari

Është vënë në pranga 25-vjeçari Marjan Kodheli, i cili dyshohet se vrau me thikë babanë e tij në banesë.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur mesditën e sotme në Durrës.

Nga informacionet paraprake dyshohet se djali vuante nga probleme të shëndetit mendor.

Autori është identifikuar si Marjan Kodheli, ndërsa viktima Pjetër Kodheli. Ngjarja ka ndodhur në zonën e Shkallnurit.

Njoftimi i policisë:

Rreth orës 13:00, shtetasi M. K., 25 vjeç, dyshohet me probleme të shëndetit mendor, ka vrarë me mjet prerës (thikë), babanë e tij, shtetasin P. K., 69 vjeç, në banesën e tyre, në fshatin Shkallnur.

Shërbimet e Policisë, menjëherë pas njoftimit, kanë shkuar në vendngjarje, kanë rrethuar zonën dhe po kryejnë kontrolle intensive, me qëllim kapjen e 25-vjeçarit.

Ndërkohë, grupi hetimor po punon për zbardhjen dhe dokumentimin e rrethanave të rastit.

 

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion