Vrasja në Konispol, kush është 40 vjeçari që shtyu nga shkallët babanë

Aktualitet

Vrasja në Konispol, kush është 40 vjeçari që shtyu

Në orët e para të mëngjesit, një tragjedi e rëndë përfshiu famijen Islami në fshatin Shalës, Konispol. Djali i familjes u bë dëshmitar i vrasjes me sëpatë të nënës së tij nga i ati.

Mesa duket kjo gjë u bë shkas i një sherri që përfundoi me hedhjen nga shkallët të 69 vjeçarit Huso Islami. Tanimë 40-vjeçari, Klement Islami është arrestuar nga policia dhe pritet që në vijim të sqarohet e gjithë dinamika e ngjarjes.

Ngjarja ka ndodhur sot rreth orës 07:00 në fshatin Shalës të Konispolit.

“Rreth orës 07:00, në fshatin Shalës, Konispol, dyshohet se gjatë një konflikti për motive të dobëta, në banesë, shtetasi H. I., 69 vjeç, ka vrarë me mjet prerës (dyshohet sëpatë) bashkëshorten e tij, shtetasen Sh. I., 66 vjeçe.

Më pas, shtetasi H. I. dyshohet se është konfliktuar me djalin e tij, shtetasin K. I., rreth 40 vjeç, i cili e ka shtyrë shtetasin H. I. nga shkallët e banesës. Si pasojë e dëmtimeve, shtetasi H. I. ka humbur jetën në vendngjarje.

Shërbimet e Stacionit të Policisë Konispol, pas njoftimit të marrë, kanë shkuar menjëherë në vendngjarje ku kanë bërë të mundur kapjen dhe shoqërimin në ambientet e Policisë të autorit të dyshuar, shtetasit K. I,” njoftoi më herët policia.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe, nën drejtimin e Prokurorisë, po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion