Krimi në familje në Konispol, zbardhet identiteti i viktimës dhe autorit (EMRAT)

Aktualitet

Krimi në familje në Konispol, zbardhet identiteti i viktimës dhe

Zbardhen identitetet e personave të përfshirë në ngjarjen e rëndë në Konispol. Burime zyrtare bëjnë me dije se Huso Islamaj dyshohet se ka vrarë me mjet prerës (sëpatë), bashkëshorten e tij Shano Islamaj.

Pas ngjarjes, në konflikt është përfshirë dhe djali i tyre, Klement Islamaj, i cili dyshohet se ka shtyrë nga shkallët, babanë e tij, i cili si pasojë ka humbur jetën.

Sarandë/Informacion paraprak

Rreth orës 07:00, në fshatin Shalës, Konispol, dyshohet se gjatë një konflikti për motive të dobëta, në banesë, shtetasi H. I., 69 vjeç, ka vrarë me mjet prerës (dyshohet sëpatë) bashkëshorten e tij, shtetasen Sh. I., 66 vjeçe.

Më pas, shtetasi H. I. dyshohet se është konfliktuar me djalin e tij, shtetasin K. I., rreth 40 vjeç, i cili e ka shtyrë shtetasin H. I. nga shkallët e banesës. Si pasojë e dëmtimeve, shtetasi H. I. ka humbur jetën në vendngjarje.

Shërbimet e Stacionit të Policisë Konispol, pas njoftimit të marrë, kanë shkuar menjëherë në vendngjarje ku kanë bërë të mundur kapjen dhe shoqërimin në ambientet e Policisë të autorit të dyshuar, shtetasit K. I.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe, nën drejtimin e Prokurorisë, po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion