Vrasja e të dënuarit grek në burgun famëkeq, arrestohet kryegardiani! Ishte baxhanak i shqiptarit të arratisur

Aktualitet

Vrasja e të dënuarit grek në burgun famëkeq, arrestohet

Autoritetet kanë arrestuar kryegardianin e Burgut të Domokos në Greqi, pasi akuzohet për bashkëpunim në vrasjen e 43-vjeçarit grek Yannis Makris. Autori i krimit ishte një bullgar i dënuar me burgim të përjetshëm, i cili e qëlloi me armë zjarri Makris brenda qelisë.

Sipas informacioneve, hetuesi nuk u bind nga skenari se bullgari ia mbathi nga roja e burgut dhe dyshon për një krim të organizuar nga brenda, për motive ende të paqarta. Kryegardiani i arrestuar është njëkohësisht baxhanaku i një shqiptari të dënuar për krime të rënda, i arratisur nga ky burg pasi përfitoi një leje në rrethana të dyshimta, po me ndihmën e rojës së ndaluar.

Sipas mediave greke, ka dyshime për përfshirjen edhe të një shqiptari tjetër, Alket Rizai, si mundësisht të përfshirë, pasi ka qenë shumë pranë skenës së krimit

 

ME TE LEXUARAT