Vrasja e shoferit të Arjan Ndojës/ Babai i Ervin Matës dëshmon për tritolin në hotel. Dy të akuzuar ‘kyçin’ gojën

Mbahet sot procesi gjyqësor ndaj Plaurent Devishajt dhe Jualian Mecajt, të cilët akuzohen për vrasjen e Andi Malokut, shoferit të ish-deputetit Arjan Ndoj.
Në sallën e gjyqit është paraqitur Luan Mata, babai i shumë të kërkuarit Ervin Mata. Kujtojmë se hotelit të Matës i ka shpërthyer një tritol në vitin 2020.
“Në vitin 2020 kam operuar në biznes privat, kam hotel Viktoria dhe Viktoria construksion. Nuk kam pasur probleme me njerëzit. Në vitin 2020 ka pasur një incident, kam qenë brenda në hotel. I gjithë hoteli është i mbuluar me kamera. Kam dy fëmijë. Nuk kam dijeni kush e ka ma ka vendosur tritolin.”, tha ai.
Në proces ka dëshmuar edhe Julian Pjeteri, i dënuar me 4 vite e 4 muaj burg për atentatin ndaj Arjan Ndojit.
Pjetri tha para togave të zeza se: “Nuk dua të jap shpjegime përfitoj nga kjo e drejtë që me jep ligji.”.
Po ashtu, dëshmitar u paraqit Genti Nderjaku, i dënuar me 5.4 vite burg nga GJKKO si pjesë e grupit për sulmin me armë zjarri ndaj ish-prokurorit.


