Hetimet për 21 janarin, SPAK dërgoi fletëthirrjen për Berishën, Kuvendi njofton prokurorinë: Grupi i PD nuk e tërhoqi

Kreu i PD Sali Berisha u raportua se do të paraqitej në SPAK ditën e sotme në cilësinë e personit në dijeni për ngjarjet e 21 janarit 2011, kur ai mbante postin e kryeministrit.
Raportohet se fletëthirrja për Berishën ka mbërritur në ambientet e Kuvendit, por ajo nuk është tërhequr nga grupi i Partisë Demokratike.
Burime nga Kuvendi thanë se është praktikë sa herë që SPAK apo institucione të tjera dërgojnë kërkesa për deputetë të caktuar, ato i çohen grupeve parlamentare përkatëse.
Në të tilla kushte, thonë të njëjta burime se është praktikë punë kthimi i përgjigjes institucionit kërkues, në rastin konkret SPAK.
Kuvendi përmes një shkrese ka njoftuar prokurorinë e Posaçme për mospranimin e fletë-thirrjes në adresë të deputeti Sali Berisha, nga grupi parlamentar i PD.


