E rëndë në Francë, shqiptari vret gruan e tij me çifte dhe më pas vetëvritet

Aktualitet

E rëndë në Francë, shqiptari vret gruan e tij  me

Një ngjarje e rëndë ka tronditur qytetin Brest në Francë, ku një çift është gjetur i vdekur në banesën e tyre të enjten, raportojnë mediat franceze.


Alarmi u dha rreth orës 16:30, kur një banor i lagjes Europe njoftoi policinë për dëgjimin e dy të shtënave me armë në adresën 101 Rue Général-Paulet. Forcat e rendit mbërritën menjëherë në vendngjarje dhe gjetën trupat e një burri dhe një gruaje me origjinë shqiptare, të moshës 30 dhe 36 vjeç, si dhe një pushkë gjahu pranë tyre.

Sipas raportimeve nga mediat franceze, hetuesit po e orientuan çështjen drejt pistës së vrasjes së gruas dhe më pas vetëvrasjes së autorit të dyshuar.


Çifti ishte prindër i dy fëmijëve, njëri 8-vjeç që u gjend i mbyllur në shtëpi pas krismave dhe tjetri 3-vjeç, që ishte në kopsht gjatë tragjedisë.

ME TE LEXUARAT