“Nuk jam pro fëmijëve, nuk i duroj dot…”/Vserlo bën deklaratën e papritur: Fëmijët më acarojnë më tepër pas injorantëve...

Vserlon në Pardon My French ka treguar se cilin prej banorëve brenda në shtëpi nuk e duronte fare dhe realisht e acaronte.
Ai u përgjigj duke thënë se: "Mund të them të gjithë nga pak në situata të ndryshme. Gjesti. Do ta them publikisht që unë nuk i duroj dot kalamajtë, nuk jam pro fëmijëve si njeri t’i kem afër. Ndoshta do të vijë një periudhë në jetën time që unë do të dua të kem dhe vetë një fëmijë por momentalisht fëmijët janë gjëja që mua më acarojnë më shumë pas injorantëve në këtë jetë.
Gjesti i ka më shumë sesa vetëm këto të dyja, por të paktën këto të dyja që mua më acarojnë më së shumti ai i personifikon më së miri".
Ndërsa për personin që e konsideroi më të afërt dhe që e vlërësoi më shumë?
"Ka qenë Laerti, por edhe Danja patjetër edhe pse ka një këndvështrim tjetër të jetës si një Virgjëreshë që është. Unë Danjën e kam shumë përzemër në fakt".