U rrëmbye dhe u dhunua nga 3 personat, Dodë Gjoka përfundon në spital! Si paraqitet gjendja e tij!

Aktualitet

U rrëmbye dhe u dhunua nga 3 personat, Dodë Gjoka përfundon

Detaje të reja janë mësuar në lidhje me pengmarrjen e 35-vjeçarit të identifikuar si Dodë Gjoka, në parkimin e një lokali në rrugën Lezhë-Milot.

Burime bëjnë me dije se Dodë Gjoka rezulton të jetë një punonjës i sigurisë në HEC-in e Kaçinarit, në Mirditë. Rrëmbimi i tij vjen disa ditë pasi banorët e Kaçinarit protestuan kundër ndërtimit të HEC-it.

Pak minuta pasi u rrëmbye ai është lënë i lirë rreth 10 km nga vendi i pengmarrjes, ndërsa tashmë ndodhet në spital për ndihmë mjekësore.

Mësohet se i riu ka dëmtime në pjesë të ndryshme të kokës dhe trupit, pasi mund të jetë dhunuar nga tre personat që dyshohet se e rrëmbyen.

 

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion