Vrasja e gjyqtarit Kalaja/ Gjon Shkambi rikthehet nesër në vendin e krimit, kërkon lirinë në Gjykatën e Apelit

Aktualitet

Vrasja e gjyqtarit Kalaja/ Gjon Shkambi rikthehet nesër në vendin e

Në Apeli rikthehet nesër Gjon Shkambi, por kësaj here jo për pronat, por si person që kërkon t’i hiqet masa e sigurisë lidhur me vrasjen e gjyqtarit kalaja. Nipi i tij, Elvisi nuk e ka ankimuar vendimin e shkallës së parë duke u pajtuar me masën arrest burg pa afat.

Gjon Shkambi kërkon në Gjykatën e Apelit, një masë më të butë sigurie nga arresti me burg. Kërkesa e tij, do të shqyrtohet nesër, në të njëjtën Gjykatë, ku më 6 tetor, nipi i tij,Elvis Shkambi, qëlloi për vdekje me armë gjyqtarin Astrit Kalaja.

Seanca pritet të nisë në orën 10:00 me gjyqtar relator Gent Shala. Nipi 30-vjeçar,Elvis Shkambi, gjithashtu në paraburgim, nuk e ka apeluar vendimin për të kërkuar ndryshim të masës së sigurisë.

Me armën që arriti të fusë brenda në sallën e gjyqit, ai plagosi edhe dy persona, babë e bir, nga pala kundërshtare.

Bashkë me Gjon Shkambin . Apeli do të shqyrtojë edhe ankimimin e bërë nga Banush Koxhaj, ky i fundit punonjës sigurie në Gjykatën e Apelit, i cili u arrestua për shpërdorim detyre.

Gjyqtari Kalaja u vra më 6 tetor, kurElvis Shkambi bashkë me xhaxhin e tij Gjonin ku prisnin një vendim sa i takon konflikteve që kishin me 31 familje për çështje pronësie. Pasi gjyqtari Astrit Kalaja vendosi kundër tyre, Elvisi nxjerr nga brezi një armë zjarri dhe qëllon mbi Kalanë duke e lënë të vdekur në vend./Shqiptarja

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion