Vrasja e 27-vjeçarit nga shoku i tij te "5 Maji", pas dorëzimit në polici arrestohen 4 persona të tjerë

Aktualitet

Vrasja e 27-vjeçarit nga shoku i tij te "5 Maji", pas

Policia ka dhënë të tjera detaje nga dinamika e vrasjes së 27-vjeçarit, Mehmet Qema te "5 Maji".

Sipas policisë janë arrestuar përveç autorit, Mariu Dema, i cili ishte mik i viktimës edhe 4 persona të tjerë,  Erlin Peka, Blerim Hoti, Frenkli Myftari dhe Xhuliano Koçi, me akuzat “Moskallëzim krimi” dhe “Veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës”.

Pesë personat që ishin në kërkim për vrasjen e Mehmet Qemës mbrëmjen e djeshme në rrugën “5 Maji” në Tiranë, Erlin Peka, Blerim Hoti, Braild Aga, Frenkli Myftari dhe Xhuliano Koçi u vetëdorëzuan në polici mbrëmjen e sotme. 

Marius Dema, autori i dyshuar i vrasjes u vetëdorëzua disa orë pas vrasjes, pas negociatave me avokatët dhe familjarët.

Mësohet se i riu në dëshminë e tij ka thënë se e ka vrarë pa dashje shokun e tij.

Ngjarja

27-vjeçari Mehmet Qema ka qenë i ulur në një lokal në lagjen “5 Maji” në Tiranë bashkë me shokët e tij, ndërsa Dema fillon e luan me armën, por papritmas ajo shkrepet dhe Qema qëllohet me plumb në gjoks.

Dëshmitarët  tregojnë se përpara vrasjes të rinjtë po qëndronin qetësisht dhe nuk kishin asnjë konflikt.

Njoftimi i policisë

Tiranë

Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr.4 në bashkëpunim me Sektorin e Krimeve të Rënda në DVP Tiranë nën drejtimin e Prokurorisë, në përfundim të veprimeve të para hetimore në lidhjen me ngjarje e ndodhur mbrëmjen e djeshme në rrugën “5 Maj” bënë arrestimin në flagrancë të shtetasve :

M. D., 28 vjeç, për veprat penale “Vrasje me dashje” dhe “Armëmbajtja pa leje” ;

E. P., 25 vjeç, B. H., 28 vjeç, F. M., 29 vjeç dhe Xh. K., 19 vjeç, për veprat penale “Moskallëzim krimi” dhe “Veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës”.

Si dhe u procedua në gjendje të lirë shtetasi M. H., 23 vjeç, për veprën penale “Veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës”.

Gjithashtu janë pyetur në cilësinë e personave që tregojnë rrethana të hetimit shtetasit të shpallur në kërkim B. A., 23 vjeç dhe A. C., 31 vjeç, pasi nga tërësia e provave dhe fakteve të grumbulluara nuk rezulton që të jenë të përfshirë në veprimtari kriminale.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestrua arma e zjarrit pistoletë dhe 1 fishek. Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprime të metejshme.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion