Vrasja e 18-vjeçarit Aurelio Dervishi, lihen në burg 4 adoleshentët

Aktualitet

Vrasja e 18-vjeçarit Aurelio Dervishi, lihen në burg 4

Gjykata e Tiranës ka lënë në burg 4 personat, qe dyshohet se janë konfliktuar dhe kanë qëlluar me thikë drejt 18-vjecarit Aureljo Dervishit.

Ngjarja e rëndë u regjistrua dy ditë më parë në zonën e Shkozës në  Tiranë. Për shkak të plagëve të marra i riu humbi jetën, ndërsa paraprakisht se shkak i përplasjes mes tyre ka qenë një vajzë.

Frensis Shahu 20 vjeç së bashku me 2 kushërinjtë e tij 16 vjeçarë dhe një 15 vjeçar u konfliktuan rreth orës 22.00 të së dielës pranë rrethit të Shkozës me Aurelio Dervishin dhe 2 miqtë e tij pasi në makinë ata kishin një 16-vjeçare që dikur ka qenë e dashura e një prej shokëve të tyre.

Sherri me grushte u pasua me atë me thika nga dëmtimi i të cilës Aurelio Dervishi ndërroi jetë. Policia dyshon se mjeti prerës u përdor nga 15-vjeçari i nxitur nga shokët më të rritur.

Hetimet po thellohen edhe për persona të tjerë të përfshirë në ngjarje dhe për të kuptuar se kush prej palëve e kërkoi përballjen.

 

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion