Vranësira dhe kthjellime, ja parashikimi i motit për ditën e sotme

Aktualitet

Vranësira dhe kthjellime, ja parashikimi i motit për ditën e

Moti në vendin tonë ditën e sotme parashikohet të jetë me vranësira kalimtare dhe alternime kthjellimesh. Sipas MeteoAlb, pjesa e dytë e ditës do të ketë zhvillim të vranësirave në pjesën më të madhe të territorit duke rrezikuar shira të pakët e të izoluar, vetëm pjesërisht ultësira perëndimore mbetet me kthjellime dhe vranësira kalimtare.

Parashikohet që mbrëmja dhe nata të paraqiten në ndikimin e kthjellimeve dhe vranësirave të herë pas hershme. Temperaturat e ajrit rriten lehtë në mëngjes dhe në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 12°C deri në 29°C.

Era do fryjë e lehtë dhe mesatare me shpejtësi deri 35 km/h, nga drejtimi Perëndimor-Jugperëndimor ndërsa në det të hapur krijohet dallgëzim 2-3 ballë./shqiptarja

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion