“M*ti mullar! Poshtë pallateve…”/ Vlora 3 ditë pa ujë të pijshëm, qytetarët: Po qelbemi, shteti të marrë masa

Aktualitet

“M*ti mullar! Poshtë pallateve…”/ Vlora 3 ditë pa

Në emisionin “Koha për t’u zgjuar” në News24, qytetarë të shumtë nga Vlora në rubrikën e telefonatave me gazetarin Renaldo Salianji ngritën shqetësimin se prej 3 ditësh po përballen me mungesën e ujit të pijshëm, si pasojë e një defekti në rrjetin e ujësjellësit.

Qytetarët shprehen se nuk po arrijnë të plotësojnë nevojat e tyre jetike, që lidhen kryesisht me higjienën, ndërsa blerja e ujit për konsum përbën një kosto të shtuar për ta.

“ Po sjell një rast shumë emergjet dhe shqetësues. Vlora ka 3 ditë pa ujë. U qelbëm, jemi në prag epidemie, është bërë m*ti mullar. Nuk e dimë ccfarë problem ka, po dh**sin njerëzit poshtë pallateve”, u shprehën ata.

Autoritetet përgjegjëse në Vlorë, bëjnë të ditur për News24 se shkak për ndërprerjen e furnizimit me ujë të pijshëm është bërë një defekt serioz në tubacionin kryesor, ku tubat nuk kanë përballuar presionin e lartë të ujit.

Pjesa e dëmtuar ndodhet në fund të linjës, aty ku bëhet lidhja me depot e mëdha të furnizimit të qytetit, ndërsa ende nuk dihet sesa kohë nevojitet, për të zgjidhur këtë problematikë madhore për qytetarët.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion