“Vlerë e shtuar e PS-së”, Edi Rama vlerëson Ina Majkon: Spikati në skuadrën e 11 majit

Aktualitet

“Vlerë e shtuar e PS-së”, Edi Rama vlerëson Ina

Në mbledhjen e djeshme të qeverisë, ish-kandidatja e PS në qarkun e Vlorës në zgjedhjet e 11 majit, Ina Majko, u emërua në postin e zëvendësministres së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale.

Kreu i qeverisë, Edi Rama, gjatë fushatës elektorale në muajin prill premtoi se nëse Ina Majko nuk do të zgjidhej deputete ajo do të ishte pjesë e qeverisë, premtim i mbajtur nga kryesocialisti.

Ajo përfaqëson një risi të rëndësishme në kabinetin qeveritar, duke qenë përfaqësuesja e parë e komunitetit Rom në këtë nivel drejtues.

Ditën e sotme, përmes një postimi në Facebook, shefi i qeverisë shqiptare, thotë se Ina Majko është prurja e parë ndër shumë të tjera në vijim të rrugës së re që hapi 11 maji drejt BE-së.

Ai thekson se Ina Majko është një vlerë e shtuar në PS dhe shpreson që do të jetë një vlerë e shtuar edhe në punën e Ministrisë së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale.

Edi Rama: Ina MAJKO është prurja e parë, ndër shumë të tjera në vijim të rrugës së re që hapi 11 maji, drejt Shqipërisë 2030 në Bashkimin Europian

Ajo sapo është zgjedhur zëvendës ministre e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, pasi ka spikatur në skuadrën e 11 majit, mes atyre që edhe pse nuk ia dolën të fitonin një vend në Kuvendin e ri, ishin një vlerë e shtuar e PS2030 në përfaqësimin e komuniteteve e të grupeve të ndryshme të interesit.

Ina erdhi në skuadrën tonë si një përzgjedhje nga komuniteti Rom dhe si e para përfaqësuese e këtij komuniteti në nivelin e kabinetit qeveritar në historinë e vendit, ajo do të mbulojë pikërisht çështjet e njerëzve më në nevojë të shoqërisë në fushën e Mbrojtjes Sociale.

Historia e Ina Majkos është historia e një fëmije të rritur mes paragjykimesh e vështirësish të mëdha ekonomike dhe historia e një vajze të talentuar, plot energji e vendosmëri për t’ia dalë, e cila jo vetëm kreu me rezultate të larta studimet jashtë vendit dhe flet pesë gjuhë të huaja, por edhe u bë një zë i bukur i komunitetit të saj në platformat sociale.

Uroj që Ina të jetë një vlerë e shtuar edhe në punën e Ministrisë së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, e një mbështetje më shumë për familjet e fëmijët në nevojë.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion