"Kërkimi i vizës për të lindur fëmijë në SHBA do t`ju penalizojë", vjen reagimi i Ambasadës Amerikane në Tiranë

Aktualitet

"Kërkimi i vizës për të lindur fëmijë në

Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Tiranë ka lëshuar një paralajmërim të qartë përmes një postimi në rrjetet sociale, duke theksuar se përdorimi i vizës turistike me qëllim për të udhëtuar drejt SHBA-ve për të lindur fëmijë dhe për të siguruar shtetësinë amerikane për ta, është i ndaluar.

“Përdorimi i vizës turistike për të udhëtuar kryesisht me qëllimin për të lindur në Shtetet e Bashkuara dhe për të siguruar shtetësinë për fëmijën tuaj nuk lejohet dhe mund të çojë në refuzimin e vizës”, thuhet në deklaratën e ambasadës.

Ambasada u bën thirrje qytetarëve shqiptarë të jenë të sinqertë në qëllimin e udhëtimit kur aplikojnë për viza dhe thekson se çdo shkelje mund të ndikojë negativisht në aplikimet e ardhshme.

 

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion