VIDEO/ Përmbytjet nga reshjet në Durrës, rrugët e qytetit kthehen në "lumenj"
Lajmifundit
/
4 Nëntor 2025, 09:56
Aktualitet

Kanë mjaftuar pak reshje intensive shiu që qyteti i Durrësit të zgjohet mëngjesin e kësaj të marte nën pushtetin e ujit.
Përmbytjet janë bërë tashmë të zakonshme dhe prej vitesh shoqërojnë qytetin bregdetar ndërsa situata më problematike është paraqitur te kryqëzimi pranë stadiumit “Niko Dovana”, në rrethrrotullimin te Stacioni i Trenit dhe në zonën e Shkozetit.
Pamjet janë regjistruar në orët e para të mëngjesit të së martës, ndërsa me ndalimin e reshjeve situata është normalizuar.


