Shpërthim gjatë natës në Kuçovë, i vendoset eksploziv një biznesi
Lajmifundit
/
4 Nëntor 2025, 09:30
Aktualitet

Policia e Kuçovës bën me dije se gjatë natës, në lagjen Postobllok, në biznesin e shtetasit G. S., dyshohet se ka plasur një sasi e vogël lënde plasëse, e vendosur pranë derës së biznesit.
Kuçovë/Informacion paraprak
Gjatë natës, në lagjen Postobllok, Kuçovë, në biznesin në pronësi të shtetasit G. S., dyshohet se ka plasur një sasi e vogël lënde plasëse, e vendosur pranë derës së biznesit.
Si pasojë janë shkaktuar vetëm dëme materiale. Nuk ka persona të lënduar.
Grupi hetimor po vijon punën për identifikimin dhe kapjen e autorit/autorëve, si dhe për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.


