Vettingu në polici, konfirmohet në detyrë ish-drejtori i Policisë së Tiranës, Rebani Jaupi
Lajmifundit
/
15 Prill 2024, 11:13
Aktualitet

Vettingu ka konfirmuar në detyrë edhe Rebani Jaupin, Drejtor i Departamentit për Sigurinë Publike në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë.
Më herët ka qenë dhe drejtor i policisë së Tiranës.
Që nga data 18 dhjetor, kanë nisur seancat publike me subjektet e vlerësimit kalimtar që pas ndryshimeve të fundit ligjore, kryhen nga Trupa e Vlerësimit që është ngritur pranë Agjencisë së Mbikëqyrjes Policore.


