U njoftua për tubim, por nuk doli njeri! Qytetari në Librazhd proteston i vetëm dhe jep një mesazh
Lajmifundit
/
8 Qershor 2026, 16:48
Aktualitet

Protesta e paralajmëruar prej dy ditësh në Librazhd nuk ka arritur të mobilizojë qytetarët.
Në vendin e tubimit është paraqitur vetëm një protestues, i cili ka deklaruar se arsyet për të kundërshtuar politikat aktuale janë të shumta, duke veçuar si shqetësim kryesor “Paketën e Maleve”.
Sipas tij, mungesa e pjesëmarrjes nuk lidhet me mungesën e pakënaqësive, por me frikën e qytetarëve për t’u përfshirë në protesta publike.
Ai pretendon se shumë banorë ndihen të kërcënuar dhe për këtë arsye shmangin angazhimin në aktivitete protestuese.


