Vetëdëmtohet me thikë e mitura në Tiranë, godet edhe policen, arrestohet përndjekësi 46-vjeçar

Aktualitet

Vetëdëmtohet me thikë e mitura në Tiranë, godet edhe

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në Tiranë, ku një 16-vjeçare është vetëdëmtuar.

Burime zyrtare nga policia bënë me dije se e mitura, teksa denonconte rastin, në gjendje të rënduar psikologjike, ka tentuar të dëmtojë veten me mjet prerës, ndërsa ka dhunuar dhe punonjësen e policisë. 

Specialistët e Krimeve në kryeqytet kanë referuar materialet në prokurori për shtetasin Jetmir Llanaj, i cili ndodhet aktualisht pas hekurave, si dhe për një 16-vjeçare, e cila është viktimë e përndjekjes.

Nga hetimet paraprake dyshohet se Llanaj, së bashku me një person ende të paidentifikuar, kanë përndjekur të miturën, e cila ka përjetuar një gjendje të rënduar psikologjike dhe është vetëdëmtuar lehtë me mjet prerës.

Gjatë marrjes në pyetje për rastin, e mitura ka goditur edhe një punonjëse policie, duke prodhuar një situatë të tensionuar në ambientet e komisariatit Nr. 5 në Tiranë.

46-vjeçari Jetmir Llanaj e ka përndjekur 16-vjeçaren në muajin korrik dhe më pas ka nisur ta përndjekë një shtetas tjetër. Ndërkohë, 16-vjeçarja ka shkuar bashkë me prindin dhe ka bërë denoncim në polici për të dyja rastet.

Llanaj aktualisht ndodhet në burg që prej 6 marsit, pasi u arrestua nga policia e Lezhës dhe akuzohet si pjesë e një grupi prej 5 personash që vendoste gjoba tek bizneset.

Sipas policisë, Llanaj përdorte 2 të mitur dhe 2 persona të tjerë që i dërgonte tek bizneset duke përcjellë mesazhet e tij të kërcënimeve për përfitim pasuror të padrejtë. Tashmë ai akuzohet nga policia se ka përndjekur edhe 16-vjeçaren.

Ndërkohë, uniformat blu bëjnë me dije se po vijojnë punën për identifikimin dhe kapjen e bashkëpunëtorit të Llanajt, si dhe për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion