VENDIMI/ U soll me pranga nga Dubai, GJKKO e mbyll Florenc Capjan në qeli

Aktualitet

VENDIMI/ U soll me pranga nga Dubai, GJKKO e mbyll Florenc Capjan në qeli

Florenc Capja i deportuar nga Dubai është lënë në burg nga Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe krimit te organizuar.

Ai u përball me akuzat e sigurimit të kushteve për të kryer vrasje ndaj Sokol Sanxhaktarit, i cili është dhëndri i ish-kryetarit të Bashkisë Elbasan, Qazim Sejdini..

Çapja mësohet se para gjykatës është shprehur se nuk ka lidhje me ngjarjen e ndodhur.

Madje ka paraqitur edhe disa dokumente shkresore të deklarimit të Nuredin Dumanit, i cili u kthye në bashkëpunëtor i drejtësisë, duke rrëfyer krime dhe duke ngarkuar me përgjegjësi Florenc Çapjan.

Përveç akuzës së sigurimit për vrasje, ndaj Florencit rëndon dhe tjetër vepër e rëndë penale, ajo e vrasjes në rrethana cilësuese për të cilën ka marrë dënimin burgim të përjetshëm.

Me 15 nëntor 2023, Gjykata e Apelit të Posaçëm la në fuqi vendimin me burg për jetë për Ardian dhe Florenc Çapjan, si dhe Olsi Lekun, të akuzuar si të përfshirë në vrasjen e Nezir dhe Gentian Beqirit.

Ndërsa është dënuar me 15 vite burg, Ervis Bardhi, 25 vite burg për Klajdi Dekollin, si dhe 25 vite burg për Etjen Canin.

Për zbardhjen e kësaj ngjarjeje të rëndë një prej anëtarëve të grupit “Çapja” u kthye në bashkëpunëtor për të cilën ndihmoi prokurorinë për zbardhjen e ngjarjes.

 

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion