U pyet për dhunën e Nallbatit ndaj shoferit të kamionit, Berisha bën lëvizjen e papritur

Politikë

U pyet për dhunën e Nallbatit ndaj shoferit të kamionit, Berisha

Teksa u paraqit në SPAK për të zbatuar masën e “detyrimit për paraqitje” në kuadër të hetimeve për aferën “Partizani”, kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, shfrytëzoi rastin për të sulmuar drejtësinë e re, duke e cilësuar atë të politizuar dhe nën ndikimin e qeverisë.

Por kur u pyet nga gazetarët për incidentin e kandidatit të tij për bashkinë e Korçës, Bledjon Nallbati, i cili u filmua duke goditur një shofer kamioni, Berisha shmangu përgjigjen, duke thënë se “duhej të shkonte në miting”.

Një ditë më parë, ndonëse Nallbati nuk u ndalua nga policia, pamjet e publikuara tregojnë momentin kur ai godet me grusht drejtuesin e mjetit pas një debati. Kandidati i PD-së më pas akuzoi uniformat blu për veprim “me urdhër politik”, duke e konsideruar rastin si sulm ndaj fushatës së tij.

 

 

 

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion