SPAK reagon për kontrollin e telefonit të Ajola Xoxës: Hetimi është në fazë paraprake!

Aktualitet

SPAK reagon për kontrollin e telefonit të Ajola Xoxës: Hetimi

Prokuroria e Posacme, ka reaguar për lajmin e sekuestrimit te telefonit të Ajola Xoxës, bashkëshortes së kryetarit të Bashkisë Tiranë, Erion Veliaj.

Në reagimin zyrtar, SPAK thotë se janë ndërmarrë disa veprime hetimore, ndërsa hetimi është ende në faza paraprake.

"Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar informon se janë ndërmarrë disa veprime hetimore në kuadër të një procedimi penal.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Duke qenë se hetimi ndodhet ende në fazën paraprake nuk mund të publikojmë të dhëna apo informacion të mëtejshëm në këtë moment.

Faleminderit për mirëkuptimin", thuhet në reagimin e SPAK. 

Veliaj vizitë zyrtare në Hamburg, SPAK shkon për t’i kontrolluar telefonin bashkëshortes Ajola Xoxa

SPAK reagon për kontrollin e telefonit të Ajola Xoxës: Hetimi

Hetues të Byrosë Kombëtare të Hetimit kanë shkuar mëngjesin e sotëm për për të kontrolluar telefonin Ajola Xoxes, bashkëshortes së kryetarit te bashkise Tirane Erion Veliaj. 

SPAK reagon për kontrollin e telefonit të Ajola Xoxës: Hetimi
Veliaj gjate vizites ne Hamburg

Kryebashkiaku Veliaj ndodhet ndërkohë për një vizitë dy ditore në Hamburg, ku siç ka njoftuar zyra e tij e shtypit, ka zhvilluar takime me Kryebashkiakun e  Parë të Hamburgut, Peter Tschentscher dhe Presidenten e Parlamentit të Hamburgut, Carola Veit.

Burimet bëjnë të ditur se në banesë në momentin që kanë shkuar hetuesit e BKH-së kanë qenë bashkëshortja e tij dhe djali i mitur.

SPAK reagon për kontrollin e telefonit të Ajola Xoxës: Hetimi

SPAK nuk ka dalë ende me një njoftim zyrtar lidhur me vendimin për të këqyrur telefonin e bashkëshortes së Veliajt.

Një grup i agjentëve të BKH-së kanë sekuestruar celularin, por burimet sqarojnë se nuk është ushtruar asnjë kontroll në shtëpinë e kryebashkiakut të Tiranës, citoi report tv. 

Shenim: Informacioni eshte paraprak dhe eshte marre nga Top Channel dhe Report tv, SPAK apo BKH nuk kane dhene ende asnje informacion apo konfirmim zyrtar ne lidhje me kontrollet.

Vizita zyrtare

Gjatë ditës së sotme, sic ishte njoftuar me heret, Veliaj do të marrë pjesë në një tryezë të rrumbullakët të organizuar nga Dhoma e Tregtisë së Hamburgut, ku do të mblidhen kompani gjermane të interesuara për të investuar në Shqipëri.

ME TE LEXUARAT