“Më jep 20 mijë euro ose të publikova videot”, në pranga tre persona, kërcënuan të riun
Tre persona janë arrestuar pasi kërcënuan një 36 vjeçar që t’u jepte 20 mijë euro që mos t’i publikojnë më materiale filmike intime.
Policia e Shtetit/ Finalizohet si rezultat i një hetimi me metoda proaktive, nga Sektori për Hetimin e Krimeve ndaj Pasurisë, në Drejtorinë për Hetimin e Krimeve të Rënda, në Departamentin e Policisë Kriminale, në bashkëpunim me Prokurorinë e Tiranës, operacioni policor i koduar “Shtrëngimi”.
Kanosën një 36-vjeçar, që t’iu jepte 20 000 euro, për të mos i publikuar materiale filmike intime, identifikohen dhe arrestohen 3 shtetas. Në kuadër të operacionit “Shtrëngimi” u ekzekutuan urdhrat për ndalimin e shtetasve A. M., 29 vjeç dhe M. Sh., 26 vjeçe, si dhe më datë 24.10.2024, u arrestua në flagrancë, duke i marrë paratë 36-vjeçarit, shtetasi S. S., 23 vjeç.
Merr lajme ekskluzive në Whatsapp
Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.
Nga hetimet dyshohet se 3 shtetasit e kanë kanosur 36-vjeçarin, që t’iu jepte 20 000 euro, në mënyrë që ata të mos i publikonin fotografi dhe video me përmbajtje intime. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Shtrëngimi me anë të kanosjes ose dhunës për dhënien e pasurisë”, kryer në bashkëpunim.