Ra aksidentalisht në kanal, mbytet i riu në Durrës
Lajmifundit
/
6 Dhjetor 2024, 13:16
Aktualitet
Policia e Durrësit njofton se një 33-vjeçar është gjetur i vdekur në një kanal uji në lagjen numër 15. Një ditë më parë e ëma e viktimës kishte bërë kallëzim në polici se djali nuk i kishte shkuar në banesë.
Pas hetimeve, 33-vjeçari u gjet i pajetë në kanal uji. Nga veprimet e para hetimore mendohet se ai është rrëzuar aksidentalisht nga ura ku ka rënë në kanal. Për pasojë është mbytur.