Vdekja e tre pushuesve nga Kosova në Gjirin e Lalzit, policia procedon mjekun e Manzës

Aktualitet

Vdekja e tre pushuesve nga Kosova në Gjirin e Lalzit, policia procedon

Policia procedoi mjekun e Manzes me akuzen e mjekimit te pakujdesshem me pasoje vdekjen e tre shtetasve nga Kosova qe u helmuan nga kerpurdhat ne Gjirin e Lalzit.

Lajmi eshte bere me dije nga policia me ane te nje lajmerimi zyrtar per median.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Stacionin e Policisë Manëz, kanë proceduar penalisht për veprën penale "Mjekim i pakujdesshëm", shtetasit Sh. B., 54 vjeç dhe J. K., 60 vjeç, banues në Durrës, me detyrë mjek në qëndrën shëndetësore Manëz, pasi si pasojë e përkeqësimit të shëndetit kanë ndërruar jetë shtetasit kosovarë E. H., 78 vjeçe, A. H., 56 vjeç dhe F. H., 57 vjeçe ( famijarë), të cilët nga hetimet paraprake dyshohet se këta shtetas kanë mbledhur kërpurdha dhe pasi i kanë konsumuar në banesën e tyre në Gjirin e Lalëzit janë helmuar.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprime të mëtejshme.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion