Mediat kineze: Raketa u shpërbë mbi Oqeanin Indian, s`ka rrezik për Ballkanin

Bota

Mediat kineze: Raketa u shpërbë mbi Oqeanin Indian, s`ka rrezik

Copat e raketës kineze Mars Long Long 5B kane hyrë përsëri në atmosferë mbi Oqeanin Indian, në një zonë afër ishujve të Maldive.

Kjo u njoftua nga zyra e fluturimeve njerëzore të agjencisë kineze hapësinore CNSA.

Mediat kineze: Raketa u shpërbë mbi Oqeanin Indian, s`ka rrezik

Mediat kineze shkruajne se eshte përjashtuar rënia e një ose më shumë fragmenteve të mbetjeve të raketes në territorin italian, pasi trupi i saj ehste shpërbërë pikërisht mbi Oqeanin Indian, citon lajmifundit.al.

Konkretisht mbetjet rane ne perendim te ishujve Maldive. Autoritetet kineze bene te ditur se renia e pjeseve te raketes mengjesin e kesaj te diele nuk krijoi asnje shqetesim serioz.

Italia ishte ne alert gjithe naten dhe mbrojtja civile ishte ne pune nga frika e renies se raketes me te madhe kineze ne kete vend sikurse i njejti shqetesim ishte edhe per Shqiperine.

Ngjarja u konfirmua gjithashtu nga të dhënat nga Komanda e Mbrojtjes Hapësinore e Amerikës së Veriut (Norad).

Keta te fundit treguan Atlantikun e Veriut si një pikë të mundshme të hyrjes se raketes ne atmosferen e tokes.

Sekretari i Mbrojtjes i SHBA Lloyd Austin është shprehur se Kina kishte qenë neglizhencë në lejimin e raketës nga orbita.

Mediat kineze: Raketa u shpërbë mbi Oqeanin Indian, s`ka rrezik

Autoritetet në SHBA dhe Evropës kishin monitoruar rënien e pakontrolluar të raketës Long March-5B.

Në orët e fundit të raketës ku ekspertët po monitoronin koordinatat për rënien e saj thuhej se mbeturinat mund të binin në një zonë të banuar, mes të cilave bënin pjesë shtete si New York, gjithë Afrika dhe Australia, Japonina, Spanja, Portugalia, Italia dhe Greqia.

Raketa Long March 5B u nis nga ishulli kinez i Hainan më 29 prill dhe transportonte modulin Tianhe, i cili kishte furnizime për ekuipazhin kinez në stacionin hapësinor.

ME TE LEXUARAT