“Vajzës i binin flokët nga djegiet”, tragjedia në Maliq, flet dëshmitarja që dha ndihmën e parë: Djalin e gjetëm të shtrirë

Aktualitet

“Vajzës i binin flokët nga djegiet”, tragjedia në

Xhemile Kapri është personi i parë që ka qenë në vendngjarje, aty ku ditën e djeshme një tragjedi i morri jetën nënës dhe djalit të mitur, 14-vjeçarit Luka Hazisllari ndërsa u plagos rëndë vajza vetëm 6-vjeçarja Nefeli Hazisllari.

Ajo ka rrëfyer momentet e tmerrit, ndërsa tregon se askush nuk e dinte që në banesë ishte edhe 38-vjeçarja Merjeme Hazisllari e cila humbi jetën nga asfiksia.

“Unë dola të hidhja plehrat, edhe ajo çupka qante… qante në oborr. Shkoj atje dhe shoh, ajo dukej sikur ishte futur në kazan, e tëra e nxirë.

Thërras komshiun lart dhe i them: ‘Hajde shpejt, shiko çfarë ka ndodhur!’ Më dridhej trupi, nuk shikoja dot. Kur vajtëm, komshiu tha: ‘Kjo është e djegur! Si ka mundësi, është në mes të oborrit?!’Hapëm derën me këmbë. Djali ishte i shtrirë barkas, me këmbë dhe krahë hapur. Thashë: ‘Ka vdekur.’ Nuk e dinim që edhe nëna ishte brenda e gjeti policia dhe zjarrfikësja.

Vajtëm dhe ngritëm çupkën, ishte një kuvertë atje jashtë dhe e mbështollëm. Asaj i binin flokët dhe kishte plagë nga djegiet. Ata ishin me autizëm vajza nuk fliste, as nuk ecte, ndërsa djali ecte por nuk fliste. Djali ishte i vdekur që në korridor, ndërsa vajza po qëndronte ulur. Nëna ishte brenda. Kishin vështirësi ekonomike, me dy të sëmurë në shtëpi; kempi 200 mijë lekë nuk u mjaftonte. I ndihmonim dhe i flisnim të ëmës, se ishin dy një s’e mban dot, jo më dy të sëmurë. Ndihmohej, por me aq lekë sa merrnin, as për bebelina nuk u dilnin. Djalin e çonte në një qendër, ndërsa vajzën jo”, ka deklaruara ajo.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion