“Dy fëmijët ishin jashtë”, tragjedia në Maliq, shefi i shërbimit zjarrfikës: Kemi dy versione, soba me dru ose…

Aktualitet

“Dy fëmijët ishin jashtë”, tragjedia në Maliq,

Një ngjarje tragjike tronditi Maliqin mesditën e së dielës, kur një zjarr përfshiu një banesë, dukje i marrë jetën 40-vjeçares Merjeme Hazisllari dhe djalit të saj 14-vjeçar, Luka, ndërsa e bija e mitur u transportua në gjendje të rëndë në QSUT.

Shefi i shërbimit zjarrfikës Maliq, Sadik Halili, tregoi pistat e mundshme të ngjarjes, duke u shprehur se një version është soba me dru, ndërsa tjetra janë disa fije shkrepëse që u gjetën në dysheme.

“Njoftimin e kemi marrë rreth orës 13:30 të datës 19 tetor, nga salla operative e policisë. Menjëherë kemi arritur në vendin e ngjarjes për një minutë pasi distanca është e afërt. Kur kemi mbërritur në vendin e ngjarjes zjarr nuk ka pasur brenda në banesë dhe të dy fëmijët edhe djalin edhe vajzën i kemi gjetur përjashta.

Djali ka qenë i pavetëdijshëm kurse vajza e vetëdijshme dhe tek dera e kuzhinës kemi gjetur të asfiksuar nënën e tyre e cila kishte ndërruar jetë. Njoftuam ambulancën, iu dhamë ndihmën e parë i dërguam në spitalin e Korçës.

Për këtë ngjarje është ngritur grupi hetimor pjesë e të cilit jam edhe unë për të gjetur shkakun e zjarrit. Për momentin kemi dy versione: brenda në kuzhinë ka qenë soba me dru zjarri e ndezur ndërsa poshtë në dysheme kemi gjetur disa fije shkrepëse të ndezura. Nuk mund të themi ende pistën përfundimtare”, u shpreh Halili.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion