Kishte përshtatur lokalin për përdorim droge, arrestohet 39-vjeçari në Durrës, në pranga edhe 2 të tjerë

Aktualitet

Kishte përshtatur lokalin për përdorim droge, arrestohet

Policia e Durrësit ka vënë në pranga 3 persona, të akuzuar për drogë. Në pranga ka rënë një 31-vjeçar, për moskallëzim krimi dhe për prododhim dhe shitje droge. Blutë kanë vënë në pranga edhe një 35-vjeçar, po për të njëjtin akuzë. Ndërsa në vijim të këtij aksioni, policia e Durrësit konstatoi se një 39-vjeçar kishte përshtatur lokalin e tij për përdorim droge.

“DVP Durrës/ Shërbimet e Stacionit të Policisë Plazh, në vijim të punës për evidentimin dhe goditjen e paligjshmërisë, kanë konstatuar në lagjen nr.13, Plazh, Durrës, një rast të veprimtarisë kriminale të shpërndarjes së lëndëve narkotike.

Nga specialistët për Hetimin e Narkotikëve në DVP Durrës u arrestua në flagrancë për veprat penale "Moskallëzimi i krimit" dhe "Prodhimi dhe shitja e narkotikëve", shtetasi A. S., 31 vjeç, banues në Durrës, i dënuar më parë për veprën penale "Prodhimi dhe shitja e narkotikëve", si dhe shtetasi E. A., 35 vjeç, banues në Durrës, për veprën penale "Prodhimi dhe shitja e narkotikëve".

Arrestimi i këtyre shtetasve u bë pasi, gjatë kontrollit në banesën e shtetasit A. S., e cila ishte marrë me qira nga shtetasi E. A., shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan 700 gramë lëndë narkotike cannabis sativa. Në vijim të veprimeve u arrestua në flagrancë edhe shtetasi Y. Ç., 39 vjeç, banues në Durrës, për veprën penale "Përshtatja e lokalit për përdorim droge", pasi kishte përshtatur lokalin e tij që ndodhej poshtë kësaj banese, për shpërndarjen e lëndës narkotike në doza të vogla”, njofton policia.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion