Ulet numri i vdekjeve me Covid, 1 viktimë dhe 49 raste të reja në 24 orët e fundit

Aktualitet

Ulet numri i vdekjeve me Covid, 1 viktimë dhe 49 raste të reja në

Është ulur numri i viktimave me Covid në vendin tonë, krahasuar me një ditë parë. Sipas Ministrisë së Shendëtësisë gjatë 24 orëve të fundit janë shënuar 49 raste të reja dhe 1 humbje jete.

COVID19/ Ministria e Shëndetësisë: 2,964 testime, 983 të shëruar, 49 raste të reja dhe 1 humbje jete në 24 orët e fundit

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ju bën apel të gjithë qytetarëve të mos e ulin vigjilencën dhe të vijojnë të zbatojnë rregullat për parandalimin e COVID19: Vendosni maskën mbrojtëse në çdo ambient jashtë shtëpisë, shmangni grumbullimet, ruani distancimin fizik; kujdesuni për higjenën vetjake dhe vetëizolohuni kur dyshoni se jeni të prekur nga COVID19.

Situata e COVID19 në 24 orët e fundit është si vijon: Janë kryer 2,964 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë 49 qytetarë. Rastet pozitive të konfirmuara janë identifikuar në këto bashki: 9 raste në Tiranë, 6 raste në Pogradec, 4 raste në Shkodër, Devoll, Elbasan, 3 raste në Korçë, 2 raste në Vlorë, Mirditë, Gjirokastër, Sarandë, Gramsh, Skrapar, 1 rast në Kurbin, Kavajë, Lushnje, Berat, Kolonjë, Finiq, Pustec.

Në 24 orët e fundit janë shëruar 983 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve në 122,105 që nga fillimi i epidemisë. Aktualisht në spitalet COVID po trajtohen 84 pacientë nga të cilët 5 pacientë janë në terapi intensive. Me gjithë përpjekjet e stafit mjekësor betejën me COVID19 nuk e ka fituar një qyetetar, 71 vjeç, nga Berati. Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale i shpreh ngushëllimet familjarëve të të ndjerit. Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale u drejtohet qytetarëve të mos neglizhojnë asnjë shenjë të sëmundjes dhe të kontaktojnë për çdo dyshim me mjekun e familjes për të kryer testimin si dhe për ndjekjen dhe trajtimin ambulator në banesë.

Telefononi në numri 127 të Urgjencës Kombëtare për çdo emergjencë apo referim në spital.

Statistika (14 Maj 2021)

Raste të reja ditore 49

Të shëruar në 24 orë 983

Të shtruar në spitale 84

Humbje jete në 24 orë 1

Testime ditore 2,964

Testime totale 671,495

Raste pozitive 131,939

Raste të shëruara 122,105

Raste Aktive 7,407

Humbje jete 2,427

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve: Tiranë 5,905 Shkodër 266 Fier 179 Korçë 214 Gjirokastër 196 Durrës 117 Vlorë 147 Elbasan 116 Lezhë 101 Berat 82 Kukës 45 Dibër 39

ME TE LEXUARAT