Palestinezët ngrihen në protesta në Jeruzalem, thirrje Erdogan-it të mbështesë ushtarakisht Hamasin

Bota

Palestinezët ngrihen në protesta në Jeruzalem, thirrje Erdogan-it

Mediat turke pasqyruan demonstratën palestineze, të mbajtur pas lutjeve të së Premtes në Xhaminë Al-Aqsa, në qytetin e vjetër të Jeruzalemit

Protestuesit e mbledhur në shesh brohorisnin nën thirrjet “Erdogan-Erdogan” dhe “Në emër të Zotit, Turqi”, duke i bërë apel presidentit turk për të ndihmuar Hamasin ushtarakisht në konfliktin me ushtrinë izraelite.

Sipas një deklarate me shkrim nga Administrata e Institucioneve Islame në Jeruzalem, “më shumë se 20,000 Palestinezë morën pjesë në lutjet e së Premtes” dhe shumë prej tyre morën pjesë në demonstratën që pasoi pas saj.

Konflikti izraelito palestinez është përshkallëzuar ditët e fundit, ku pas sulmit me raketa të bërë nga militantët e Hamasit, ku humbën jetën 8 izraelitë, Izraeli u kundërpërgjigj dhunshëm duke sulmuar Rripin e Gazës nga toka ajri dhe deti, duke shkaktuar 120 viktima, mes të cilëve 31 fëmijë.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion