Asnjë i shtruar në 24 orët e fundit te “Shefqet Ndroqi”, Skënder Brataj: Nuk do të ketë...

Aktualitet

Asnjë i shtruar në 24 orët e fundit te “Shefqet

Gjatë 24 orëve të fundit në spitalin “Shefqet Ndroqi” nuk është shtruar asnjë pacient i infektuar me COVID-19. Kjo ka ndodhur për herë të parë pas 14 muajve pandemi në vendin tonë.

Shtrimet kanë qenë shumë të ulëta edhe në spitalin Infektiv, ndërkohë që raportimi i fundit i Ministrisë së Shëndetësisë tregoi se në dy spitalet COVID dhe ata rajonalë janë të shtruar 86 pacientë me COVID.

Shefi i Urgjencës Kombëtare, Skënder Brataj, njëherësh edhe anëtar i Komitetit Teknik të Ekspertëve, u shpreh në një intervistë në Klan Tv se indikatorët e pandemisë janë pozitivë, por pritet të ketë vetëm lehtësim masash dhe jo heqje të tyre.

“Kuptohet që situata është shume e mirë, indikatorët janë shumë mirë. Janë masat për orarin dhe maskat në ambientin e jashtëm. Pritet për lirim jo për heqje të çdo mase, sigurisht ka shkurtim të orës policore por heqje totale te kufizimit nuk është e këshillueshme. Vendimet do merren dy ditë përpara mbledhjes së komitetit duke parë situatën”, tha Brataj.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion