“Shtireshim sikur nuk njiheshim…”, Princ Harry kujton takimin e parë me Meghan Marke në supermarket

Showbiz

“Shtireshim sikur nuk njiheshim…”, Princ Harry kujton takimin

Jeta e Princit Harry ndryshoi në mënyrë dramatike që kur takoi ish-aktoren amerikane, Meghan Markle.

Pasi u martuan, ai u largua nga familja mbretërore për të nisur një jetë të re me bashkëshorten e tij në Amerikë.

Çifti janë prindër të një djali, Archie dhe tani po përgatiten për të mirëpritur një vajzë.

Dhe gjatë një interviste, Duka i Sussex tregoi sesi u takua me Meghan Markle kur ajo udhëtoi në Britani për të qëndruar me të.

“Herën e parë që unë dhe Meghan u takuam, kur erdhi për të qëndruar me mua, u takuam në një supermarket. U shtirëm sikur nuk njiheshim dhe i dërgonin mesazhe njëri-tjetrit nga ana tjetër e rafteve,”- kujtoi Princ Harry, i cili përpiqej të fshihej duke mbajtur me një kapelë bejsbolli dhe mbante kokën poshtë që të mos e njihnin.

Por çifti kanë bërë një rrugë të gjatë që nga ajo kohë. Zhvendosja në shtëpinë e tyre të re në Kaliforni, larg nga sytë e tabloideve britanike, ua ka bërë jetën më të lehtë.

“Tani mund të ngre kokën dhe ndihem vërtet ndryshe. Mund të ecësh jashtë duke u ndjerë pak më i lirë,”– tregoi ai.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion