Ulen temperaturat, ja parashikimi i motit në vendin tonë

Aktualitet

Ulen temperaturat, ja parashikimi i motit në vendin tonë

Moti në vendin tonë ditën e sotme, do të mbizotërohet nga vranësia në gjithë territorin e vendit. Sipas MeteoAlb, në orët e para të ditës do mbizotërojnë vranësirat, duke duke sjellë shira afatshkurtër në zonat veriore dhe qendrore ndërsa jugu vijon me kthjellime dhe vranësira të herë pas herëshme.

Në pjesën e dytë të ditës dhe në mbrëmje, rikthehen kthjellimet, situatë e cila mbetet deri mëngjesin e ditës së nesërmes.

Temperaturat e ajrit ulen në mëngjes dhe mesditë duke luhatur vlerat ekstremale ditore nga 8°C deri në 24°C. Era do fryjë mesatare dhe hera herës e fortë me shpejtësi 45 km/h kryesisht nga drejtimi Jugor-Jugperëndimor duke krijuar në det dallgëzim 4 ballë.

 

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion