Boss-i u arratis në Shqipëri, mediat turke zbardhin detaje të reja: Po e fsheh një biznesmen i fuqishëm

Aktualitet

Boss-i u arratis në Shqipëri, mediat turke zbardhin detaje të

Detaje të reja janë zbuluar në lidhje me arratisjen e milionerit të kriptomonedhës turke, Faruk Fatih Özer.

Duke iu referuar referuar mediave turke mëson se milioneri 28-vjeçar po fshihet dhe po ndihmohet nga një biznesmen i fuqishëm në Shqipëri që ka në pronësi një kompani furnizuese me produkte ushqimore.

Sipas mediave turke, kjo është konfirmuar edhe nga burimet në policinë e Turqisë, të cilët prej disa ditësh kanë dërguar agjentë në Shqipëri që po punojnë së bashku me palën shqiptare për të bërë të mundur gjetjen dhe kapjen e të riut që u arratis me 2 miliard dollar virtual.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Përmes kompanisë Thodex, Faruk Fatih Özer, mashtroi rreth 400 mijë persona të cilët investuan paratë e tyre në kompaninë Thodex të monedhës virtuale turke të cilën më pas Faruk e deklaroi të mbyllur.

 Ndërkohë në vendin tonë përflitet nga burime policore se është vendosur një shumë prej 50 mijë eurosh për cilindo që jep informacione të vlefshme në kapjen e turkut të arratisur.

Së fundmi prokuroria shqiptare ka regjistruar procedim penal në ngarkim të biznesmenit turk Faruk Fatih Ozer, i cili dyshohet se fshihet në vendin tonë prej 18 prillit, ndërsa është zbuluar se ka lëvizur në disa zona në Tiranë, por ende nuk ka rënë në duart e efektivëve, që kanë qenë gjithmonë një hap pas.

Është raportuar policia shqiptare kishte arrestuar Altjan Canajn dhe Edevaldo Haxhiajn me akuzën e dhënies së ndihmës ndaj të arratisurit turk. Canaj është shprehur para policëve se nuk e dinte fare se kush ishte Faruk Fatih Ozer dhe qëllimin e ardhjes së tij në Shqipëri. 

ME TE LEXUARAT