Përplaset me kokë gjatë ndeshjes, futbollisti shqiptar transportohet me urgjencë në spital

Sport

Përplaset me kokë gjatë ndeshjes, futbollisti shqiptar

Momente paniku në ndeshjen e vlefshme për “Play-Out”-in e  Kategorisë së Parë, mes Besëlidhjes dhe Orikun.

Në minutën e 71-të, futbollisti i skuadrës lezhjane, Përgjoni, në një përpjekje për të shënuar, pati një përplasje kokë më kokë me lojtarin e Orikut, Kongjini.

Ky i fundit, pësoi një dëmtim serioz gjatë kësaj përplasje, teksa u transportua me autoambulancë për një kontroll të specializuar në Spitalin e Lezhës.

Ai u zëvendësua menjëherë nga Nurçe. Vlen të theksohet fakti se Besëlidhja arriti të triumfonte në këtë përballje me rezultatin 1-0, falë golit të realizuar nga Hajdari në minutën 90+5’.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion