Tentoi të vetëdigjet teksa besimtarët falnin Bajramin në Sheshin Skëndërbej, 40-vjeçari thirrje: Nuk ka zot

Aktualitet

Tentoi të vetëdigjet teksa besimtarët falnin Bajramin në

Një person ka tentuat të vetëdigjet mëngjesin e sotëm në Tiranë. Mësohet se shtetasi B.G, 40-vjeç është lyer me benzinë dhe ka tentuar që të prishë namazin e faljes të Bajramit, që po mbahej në Sheshin Skëndërbej. Ai bëri thirrje: “S'ka Zot, duhet me ik nga kjo jetë”.

Mësohet se fillimisht ai neutralizuar nga besimtarët ndërkohë që më pas e kanë marrë forcat e policisë së shtetit, të cilat e kanë prangosur.

“Tiranë/Informacion paraprak

Më datë 13.05.2021, rreth orës 07:05, në sheshin “Skenderbej” shtetasi B. G., rreth 40 vjeç, ishte lyer me benzine dhe dyshohet se kishte qëllim të vetëdigjet, por është ndaluar nga disa qytetarë aty në afërsi. 40-vjeçari është shoqëruar në Komisariatin e Policisë Nr.1.Grupi hetimor vijon punën për sqarimin e rrethanave të ngjarjes”, njofton policia.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion